Gjermania regjistron mbi 11 mijë raste të reja me Coronavirus

Gjermania regjistron mbi 11 mijë raste të reja me Coronavirus

Në Gjermani si pasojë e Coronavirusit deri më tani mbi 80 mijë persona e kanë humbur jetën, transmeton Insajderi.

Në njoftimin e Institutit ”Robert Koch“ (RKI) thuhet se gjatë 24 orëve të fundit COVID-19 është konfirmuar tek 11.437 persona. Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është rritur në 3.153.699.

Si pasojë e infektimit kanë vdekur edhe 92 persona duke e çuar numrin e viktimave në gjithsej 80.006.

Në repartet e kujdesit intensiv janë vendosur 4.842 pacientë, ku 2.723 prej tyre janë të respiratorë. /Insajderi.com