
Gjermania të enjten ka regjistruar 29 mijë e 426 raste të reja me Coronavirus, që është shifra më e lartë ditore që nga data 8 janar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka arritur në mbi tre milionë e 70 mijë, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 293 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 79 mijë e 381, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.
Gjermania po përballet me përhapjen e një varianti më ngjitës të COVID-19 pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat pritet që konservatorët e kancelares Angela Merkel të pësojnë humbje të mëdha./Insajderi.com