Gjermania ka lëshuar rekomandim që të bëhet përzierja e vaksinave për COVID-19, mbi bazën e efikasitetit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Komiteti i Përgjithshëm Gjerman i Vaksinimit tha të enjten se njerëzit që marrin një dozë të parë të vaksinës Astra-Zeneca, duhet të marrin një vaksinë mRNA si dozë të dytë, pavarësisht nga mosha e tyre.
Kjo e bënë Gjermaninë një nga vendet e para që rekomandon fuqishëm që njerëzit që kanë marrë një dozë të parë të Astra-Zeneca të marrin ose Pfizer ose Moderna si dozë të dytë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndihmoi në hapjen e rrugës për përdorimin e vaksinave të përziera kur ajo mori Moderna si dozë të dytë, pas Astra-Zanecas që kishte marrë si dozë të parë.
Vaksinat mARN të aprovuara aktualisht nga Agjencia Evropiane e Barnave janë Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Komiteti Këshillues Kombëtar i Kanadasë për Imunizim bëri një rekomandim më të dobët më 17 qershor, kur thanë se një vaksinë mRNA tani preferohet si doza e dytë për individët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca./insajderi.com