Gjermania tregon pozicionin e saj rreth sulmit të SHBA-ve në Siri

Gjermania tregon pozicionin e saj rreth sulmit të SHBA-ve në Siri

Gjermania nuk do t’i bashkohet ndonjë sulmi ushtarak kundër qeverisë siriane, por mbështet përpjekjet e perëndimorëve për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm, tha kancelarja Angela Merkel.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë dhe akoma nuk një vendim për ndërhyrje ushtarake në Siri,” tha ajo pasi ishte takuar me kryeministrin e Danimarkës Lars Lokke Rasmussen në Berlin, raporton “The Guardian”.

“Por ne mbështesim gjithçka që po bëhet për të treguar se përdorimi i armëve kimike nuk është i pranueshëm,” shtoi ajo.