
Kampioni aktual Gjermania, është eliminuar në mënyrë turpëruese nga Botërori, duke pësuar humbje 2-0 nga Koreja e Jugut.
Gjermania kishte gjithçka në duar të saj, i duhej një fitore minimale 1-0 për të kaluar në mesin e 16 më të mirave, pas fitores së lartë të Suedisë prej 3-0 kundër Meksikës, por nuk arriti ta bëjë këtë gjë, duke mos i konkretizuar rastet e shumta që kishin përgjatë 90 minutave.