Gjermania U-21 fut në listë Berishën, por jo dhe Shabanin dhe Dajakun

Gjermania U-21 fut në listë Berishën, por jo dhe Shabanin dhe Dajakun

Gjermania U-21 ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet që do të zhvillojë në muajin mars, njofton Insajderi.

Në të është i përfshirë vetëm një futbollist shqiptar, Mërgim Berisha. Ky i fundit është kërkuar me ngulm nga Kosova, teksa realizoi me Red Bull Salzburg-un edhe në “Champions League”, duke fituar vëmendjen mediatike.

Por një lajm i mirë që vjen nga lista e Gjermanisë është mungesa e Meritan Shabanit dhe Leon Dajakut. Kjo krijon disi shpresa se futbollistët mund të ndryshojnë zgjedhjen e tyre, por mbetet ende për t’u parë për vendimin përfundimtar. /Insajderi.com