Futbollistët e kombëtares gjermane kanë një motiv më shumë për të fituar në “Euro 2016” që do mbahet këtë vit në Francë.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se Federata Gjermane e Futbollit u ka ofruar lojtarëve një shumë prej 300.000 eurosh për secilin prej tyre nëse fitojnë Kampionatin Evropian.
Menaxheri i Kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, ka deklaruar se ky është një lajm i mirë për kampionët e Botës.
“Jam i lumtur për marrëveshjen. Kjo do të sjellë qartësi dhe qetësi para fillimit të turneut”,-ka thënë ai sipas ‘Sport Mediaset”.
Gjermania është në Grupin C, bashkë me Poloninë, Ukrainën dhe Irlandën e Veriut. Gjermanët shihen si më të favorizuarit për kalimin e grupit dhe sipas disa vlerësimeve të fundit, janë ndër pretendentët kryesor për fitimin e garës në të cilën merr pjesë edhe kombëtarja jonë. /Insajderi.com