Gjerorgjia pajiset me vaksinat anti-COVID

Gjerorgjia pajiset me vaksinat anti-COVID

Në Gjeorgji ku ende nuk ka filluar vaksinimi kundër Coronavirusit kanë mbërritur vaksinat e para anti-COVID-19, transmeton Insajderi.

Ministrja për personat e zhvendosur brenda territoreve të okupuara gjeorgjiane, e punës, shëndetit dhe çështjeve sociale të Gjeorgjisë, Ekaterine Tikaradze në një konferencë për media tha se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë mbërritur në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Tikaradze ndau informacionin se në fazën e parë kanë mbërritur 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ajo informoi se procesi i vaksinimit në 82 pika në të gjithë vendin do të fillojë më 15 mars dhe se fillimisht do të vaksinohet personeli shëndetësor.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Shëndetit Publik të Gjeorgjisë, Amiran Gamkrelidze deklaroi se deri në fund të vitit planifikohet të vaksinohen 700 mijë persona.

Si pasojë e COVID-19 në Gjeorgji kanë humbur jetën 3.643 persona. Në vendin ku janë regjistruar 274.721 raste, në 24 orët e fundit nga virusi janë prekur 395 persona. /Insajderi.com