Gjesti i mrekullueshëm i “Dardanëve” pas humbjes së Kosovës në Çeki

Gjesti i mrekullueshëm i “Dardanëve” pas humbjes së Kosovës në Çeki

Pavarësisht se disa tifozë kosovarë u sulmuan nga një grup huliganësh në Çeki para ndeshjes, “Dardanët” kanë treguar respekt për kundërshtarët e sotëm të Kosovës, të cilët i kanë duartrokitur pas përfundimit të takimit.

Një video e publikuar në rrjetet sociale pas ndeshjes së humbur të Kosovës ndaj Republikës Çeke, shfaq tifozët e Përfaqësueses së Kosovës duke përshëndetur futbollistët çekë.

Kosova humbi me rezultat 1-2 ndaj Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.