
Një tifoz i Ateltico Madrid ka notuar rreth 1 kilometër për të takuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Ai ishte me pushime në Ibiza kur pa jahtin e mrekullueshëm në të cilën gjendet argjentinasi dhe familja e tij.
24-vjeçari me emrin Suli nuk mendoi dy herë dhe notoi drejt jahtit të Messit. Kur u afrua, njerëzit që kujdesen për sigurinë e yllit argjentinas, u alarmuan, por Messi vendosi ta mirëpriste.
E gjitha çfarë donte i riu ishte një foto me yllin e skuadrës rivale, por Messi shkoi edhe më tepër. Ai i ofroi një pije si dhe bisedoi me të për 20 minuta, njofton Tch.
Pasi Suli u qetësua, të dy bënë një foto me celularin e njërit prej stafit të Messit, pasi ai i tifozit ishte prishur për shkak të kontaktit me ujin.
Për fund, Messi u kujdes që Suli të kthehej tek shokët me një motor uji.