Gjigandët evropian, ndeshje miqësore para ndeshjeve për Ligën e Kombeve

Gjigandët evropian, ndeshje miqësore para ndeshjeve për Ligën e Kombeve

Të mërkurën në mbrëmje, gjigandët evropian të futbollit, zhvilluan ndeshje miqësore, si sfida parapërgatitëse para ndeshjeve zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshje miqësore zhvilluan Italia, Gjermania, Franca, Holanda, Spanja dhe Portugalia, ku spikat ndeshja mes vendeve Iberike, njofton Insajderi.

Italia e Roberto Mancinit, mposhti bindshëm Moldavinë në “Artemio Franchi”, me rezultat 6:0, me golat e Cristante, Caputo, dy golësh të El Shaarawy, një autogol nga Posmac dhe një tjetër gol nga Berardi.

Gjithashtu, edhe Franca u tregua e pamëshirshme përball Ukrainës të cilën e demoloi bindshëm 7:1. Holanda është mposhtur nga Meksika minimalisht 0:1, ndërsa Gjermania dhe Turqia janë ndarë baras me rezultat 3:3.

Ndeshja “derbi” e miqësoreve të kombëtareve, ishte ajo e zhvilluar në “Jose Alvalade”, ku Portugalia dhe fqinjët e tyre, Spanja ndanë pikët duke luajtur pa gola. Ndeshje tjetër interesante ishte ajo mes Zvicrës dhe Kroacisë, ku miqtë shënuan fitore me rezultat 1:2.

Ishte paraparë të zhvillohej ndeshja miqësore mes Armenisë dhe Shqipërisë, mirëpo shkaku i konfliktit në Karabakh, ndeshja u anulua. /Insajderi.com