Hapet edhe pika e parë e marketeve të SPAR në qytetin e Ferizajt.
Ky është marketi i parë i SPAR Kosova jashtë kryeqytetit të Kosovës.
Hapja do të bëhet të mërkurën, më 25 dhjetor, me fillim në orën 12:00 në rrugën Tahir Sinani, në qendër të Ferizajt.
Deri më tash, SPAR ka funksionuar me tri pika strategjike në Prishtinë, në Swiss Mall, në lagjen Taslixhe dhe në Rrugën C, duke i shërbyer klientët e kënaqur me produketet më cilësore dhe shërbimin më të sofistikuar, gjithmonë me çmimet më të lira në vend.
SPAR Kosova po etablohet tashmë të jetë rrjeti kryesor ushqimor në treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes dhe duke u fokusuar në vlerat kryesore të cilat ky brend i promovon: freskinë e produkteve, shumëllojshmërinë, cilësinë e pakrahasueshme dhe mbi të gjitha nivelin e lartë të kujdesit ndaj klientëve.
SPAR do të vazhdojë me hapjen e marketeve të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës, sipas dinamikës së praparë të shtrirjes së rrjetit.
Me shtrirjen e suksesshme në Kosovë, SPAR, si rrjeti më i madh i marketeve në botë, e ka vendosur Kosovën në hartën globale, si shteti i 49 në të katër kontinentet ku afarojnë marketet e SPAR.
Aktualisht, në botë ka 13,115 markete të SPAR-it, të cilat përmbushin nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë.