Në një afat rekord, gjiganti botëror Spar, hapë pikën e tretë të marketeve në Prishtinë. Shtrirja e rrjetit të Spar Kosova, synon afrimin me konsumatorët në të gjitha l" />

Gjigandi botëror SPAR hap pikën e tretë në Swiss Mall në Prishtinë

Gjigandi botëror SPAR hap pikën e tretë në Swiss Mall në Prishtinë

Në një afat rekord, gjiganti botëror Spar, hapë pikën e tretë të marketeve në Prishtinë. Shtrirja e rrjetit të Spar Kosova, synon afrimin me konsumatorët në të gjitha lagjet e Prishtinës, për të vazhduar në gjithë Kosovën. Këtë po e bën duke e parë kërkesën e madhe të konsumatorëve.

Pas hapjes së pikave në Taslixhe dhe Rrugën C, së shpejti hapet marketi i tretë në lokacionin strategjik të Swiss Mall në kryeqytet.

Me fillimin e shtrirjes në Kosovë, SPAR, si rrjeti më i madh i supermarketeve në botë, e vendos  Kosovën në hartën globale, duke e bërë kështu shtetin e 49, në të katër kontinentet, të cilat tashmë ofrojnë për konsumatorët shumëllojshmërinë e produkteve të cilësisë më të lartë.

Aktualisht, në botë ka 13,115 markete të SPAR-it, të cilat përmbushin nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë.

SPAR Kosova, përveç që synon jetë supermarketi kryesor ushqimor në treg, ofron produktet më cilësore për konsumatorët.

Spar ofron përvojën më të mirë të blerjes, duke u fokusuar në vlerat kryesore të cilat ky brend i promovon: freskinë e produkteve, shumëllojshmërinë, cilësinë e pakrahasueshme dhe mbi të gjitha nivelin e lartë të kujdesit ndaj klientëve.

Pas hapjes së marketit të tretë, të mërkurën, më 10 korrik, duke parë kërkesën e jashtëzakonshme të konsumatorëve, SPAR shumë shpejtë do të jetë edhe më pranë tyre, edhe me pikat tjera në Kosovë.