Gjigandi botëror SPAR hapë dyert e marketit të parë në Prishtinë

Gjigandi botëror SPAR hapë dyert e marketit të parë në Prishtinë

Të hënën, gjigandi botëror SPAR fillon shtrirjen në vendin tonë me hapjen e marketit të parë, SPAR Kosova, në lagjen Taslixhe në Prishtinë, ndërsa deri në fund të muajit pritet te hapen edhe 2 pika tjera në Prishtinë, në Rrugën C dhe Swiss Mall.

Hapja e marketeve të SPAR Kosova do të vazhdojë edhe përgjatë muajve të tjerë në lokalitete të tjera në Kosovë.

SPAR është njëri ndër rrjetet më të madha të supermarketeve në botë. Në botë ka 13,115 markete të SPAR, duke përmbushur kështu nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë.

SPAR e vë Kosovën në hartën e botës duke e bërë kështu shtetin e 49-të në të katër kontinentet që do të ofrojnë për konsumatorët e saj shumëllojshmerinë e produkteve të kualitetit më të lartë.

SPAR Kosova synon të jetë supermarketi kryesor ushqimor në treg, duke ofruar eksperiencën më të mirë të blerjes duke u fokusuar në vlerat kryesore të cilat ky brend promovon: freskinë e produkteve, shumëllojshmërinë, kualitetin e pakrahasueshëm dhe mbi të gjitha nivelin e lartë të kujdesit për klientë.