Gjigandi i kinemasë dhe medias amerikane vdes në moshën 97 vjeçare

Gjigandi i kinemasë dhe medias amerikane vdes në moshën 97 vjeçare

Sumner Redstone, një prej gjigandëve të medias amerikane, që i kanë dhënë formë industrisë së argëtimit, ka vdekur në moshën 97 vjeçare.

Redstone e mori teatrin shëtitës të babait të tij dhe e shëndrroi në një perandori multimilionë dollarëshe të kinemasë dhe medias, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Redston njihet si njëriu që shpëtoi kinemanë duke zhvilluar modele multiplekse në vitet 60’. Ai solli filmat nëpër qendra tregtare dhe zhvilloi botën e filmit, TV dhe produksionit.

Kompania e tij ka kontrolluar kanale televisive si Comedy Central dhe Nickelodeon dhe Blockbuster dhe ka indikuar realizimin e projekteve të mëdha kinematike si Titanik dhe Top Gun, e poashtu të kult serive The Big Bang Theori dhe CSI.

Vdekja e tij u konfirmua nga ViacomCBS. Drejtori ekzekutiv Bob Bakish tha se Redstone ishte “një forcë e natyrës dhe një konkurent i fortë.”

Vajza e tij Shari Redstone tha në një deklaratë: “Babai im bëri një jetë të jashtëzakonshme që jo vetëm që i ka dhënë formë argëtimit sikur e njohim tani, e poashtu krijoi një trashigimi të pabesueshme familjare. Pavarsitë të gjithave, ne e donim njëri tjetrin dhe ai ishte një baba, gjysh dhe stërgjysh i mrekullueshëm.”/Insajderi.com