Gjiganti anglez ofron 110 milionë euro për Bale

Gjiganti anglez ofron 110 milionë euro për Bale

Gareth Bale vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas ndeshjes së Superkupës tha se ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i Gareth Bale.

Por, ky interesim duket se ende nuk ka përfunduar, sepse Unitedi vazhdon të bëjë presion për uellsianin.

Sipas The Sun, Mourinho ka porositur Unitedin që të ofrojnë 110 milionë për Bale, pasi beson se Reali ende mund ta shes atë.

Në anën tjetër, vet lojtari ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe nuk ka qellim që të largohet nga Santago Bernabeu.