Gjilani arkëton tre pikët e parë në këtë sezon – Llapi mposhtet në shtëpi

Gjilani arkëton tre pikët e parë në këtë sezon – Llapi mposhtet në shtëpi

Ekipi i Gjilanit, ka arritur të “këndellet” nga humbja e thellë e javës së kaluar nga Feronikelit, duke shënuar një fitore tejet të vështirë si mysafir ndaj ekipit më të përforcuar në këtë sezon, Llapit, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit, ishte mbyllur me rezultat të bardhë, zero me zero, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Gjilani fitoi një penallti, por që Hajdari, nuk arriti ta kthejë në gol këtë mundësi të artë.

Gjilani nuk u dorëzua dhe në minutën e 62’, arriti golin e parë dhe të vetëm në këtë takim, përmes Nikac.

Kjo ishte ndeshja e parë për Llapin në këtë sezon, ndërsa Gjilani tani gjendet në pozitën e gjashtë, me tre pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet e para./Insajderi.com.