![Gjilani arrinë marrëveshje me Arbër Prekazin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/07/arber-prekazi-780x420-1-730x440.jpg)
Gjilani po vazhdon me transferimet e lojtarëve gjatë afatit të kësaj vere, shkruan Insajderi.
Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbojtësin e njohur kosovar, Arbër Prekazi.
Gjithashtu, mësohet se zyrtarizimi i futbollistit është vetëm çështje kohe.
Prekazi së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Ballkanit ku kishte ende kontratë me ta, por që skuadra gjilanase ka paguar kartonin e tij.
Mbrojtësi ishte pjesë e Gjilanit vitin e kaluar në garat evropiane ku ishte në huazim./insajderi.com