Gjilani dhe Feronikeli ndahen pa gola

Gjilani dhe Feronikeli ndahen pa gola

Derbi i javës së 10 në elitën e futbollit kosovar, Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit ishte e baraspeshuar, ndërsa në pjesën e dytë, më shumë golin e kërkoi skuadra vendase e Gjilanit.

Në pjesën e dytë, rastet më të mira për gjilanasit i kishte Progni, Musolli dhe Hajdari, por pa arritur ndonjëri të gjente rrjetën e  portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, Gjilani goditi shtyllën me Musollin, ndërsa në pjesën e parë, shënoi një herë skuadra nga Drenasi me Argjend Malaj, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Gjilani shkon në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli ka 11 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë. /Insajderi.com