Gjilani e mposhtë Tre Penne – Kalon në raundin tjetër

Gjilani e mposhtë Tre Penne – Kalon në raundin tjetër

Ekipi nga Super liga e Kosovës në Futboll, Gjilani, e ka mposhtur ekipin nga San Marino, Tre Penne, me rezultat 3 me 1, për të kaluar në raundin e ri të kualifikimeve për Europa Ligë.

Ekipi nga San Marino, Tre Penne, ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Gai, në minutën e 16’, me Gjilanin që i janë përgjigjur vetëm tetë minuta më vonë, me një gol nga Nikac, në minutën e 24’ dhe me këtë rezultat kishte përfunduar pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Kosova, ka arritur të shënoi edhe dy herë të tjera, përmes, Hajdari, në minutën e 64’ dhe Hila, në atë të 68’.

Ekipi i Tre Penne, ka luajtur komplet pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi në pjesën e parë në minutën e 43’, I është përjashtuar lojtari i tyre, Sorrantino, pas ndëshkimit me dy karton të verdhë./Insajderi.com.