Në kuadër të gjiros së tetë në Superligën e Kosovës, Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafire e Prishtinës në kryeqytet, njofton Insajderi.
Golin e parë mysafirët e shënuan nga pika e bardhë, i pagabueshëm u tregua Fiton Hajdari në minutën e 13’ të takimit. Me ktë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 65’ të ndeshjes, vendasit fituan penallti, pasi preku topin me dorë Erlis Frashëri. Mirëpo, nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Endrit Krasniqi, pasi portieri mysafir, Enea Koliqi mbrojti goditjen e lojtarit prishtinas.
Për golin e dytë të Gjilanit, shënoi Gerhard Progni, pas një asistimi të Edison Kqikut, kështu me rezultat 0:2 u mbyll ndeshja në “Fadil Vokrri” në favor të skuadrës mike.
Me këtë fitore, Gjilani ka tubuar 13 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa me këtë disfatë Prishtina ngelet në kuotën e 11 pikëve në vendin e katërt. /Insajderi.com