Gjilani mposht Drenicën

Gjilani mposht Drenicën

Gjilani vazhdon me ndeshje të mira, derisa këtë javë në Superligën e Kosovës ka shënuar fitore minimale në shtëpi kundër Drenicës, njofton Insajderi.

Goli i vetëm në këtë përballje u shënua në minutën e 11’ të ndeshjes, kur pasi u gjend i vetëm përballë portierit të Drenicës, nuk e kishte të vështirë të shënonte Nikaq.

Me shifrat minimale 1:0, u mbyll i tërë takimi, ndërsa me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 23 pikëve pas 12 gjirosh dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë.

Në anën tjetër, skuadra e Devollit me këtë disfatë, mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelë. /Insajderi.com