Gjilani ka arritur të shënoi fitore të vështirë, minimale, por shumë të rëndësishëm kundër Besës së Pejës, njofton Insajderi.
Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e luftuar nga të dyja palët, por kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, në minutat shtesë të pjesës së parë, Matheus de Paula, duke tentuar të largonte topin nga zona e Besës, ka shtyrë topin në portën e skuadrës së vet. Kështu duke i dhuruar epërsinë skuadrës nikoqire të Gjilanit.
Me rezultatin minimal të pjesës së parë, u mbyll i gjithë takimi pastaj, ku asnjëra skuadrën nuk arriti të ndryshonte diçka në rezultat në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa skuadra pejane ndodhet në fund të tabelës me pesë pikë. /Insajderi.com