Gjilani ndjek hapin e Dritës

Gjilani ndjek hapin e Dritës

Skuadra nga Gjilani ka arritur edhe një fitore shumë të rëndësishme në qëllimin për ta fituar Superligën e Kosovës në futboll, që në ndeshjen e xhiros 26, mposhti Dukagjinin vendës 3:1.

Kjo ishte fitorja e 16-të këtë sezon për Gjilanin në kampionat, kundrejt tri barazimeve e shtatë humbjeve.

Golat ndaj Dukagjinit i shënuan Keita Razak 1’, Arber Shala 7’ autogol dhe Fiton Hajdari 65’.

Për vendësit shënoi Abu Razard Kamara 9’.

Aktualisht Gjilani është në vendin e dytë me katër pikë më pak se Drita lider, por këtë pozitë mund ta humb në rast se fitojnë Prishtina e Ballkani.

Insajderi.com