Gjilani transferon lojtarin kroat

Gjilani transferon lojtarin kroat

Skuadra e futbollit nga Gjilani, ka bërë transferimin e Tomislav Sorsa nga skuadra kroate NK Osijek, transmeton Insajderi.

Futbollisti kroat 31-vjeçar, që luan në pozitën anësor i djathtë për 10 vite kishte bartur fanellën e skuadrës NK Osijek, ndërsa në sezonin 2016-2017 ishte transferuar tek skuadra rumune e CFR Cluj.

Nga edicioni 2017 deri tani vazhdonte të luante për ekipin e qytetit të tij të lindjes NK Osijek. Ky transferim pritet të sjellë siguri në krahun e djathtë tek skuadra e Gjilanit, ndërsa me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare./Insajderi.com.