Gjilani trasferon mesfushorin e Feronikelit

Gjilani trasferon mesfushorin e Feronikelit

Klubi i Gjilant ka bërë të ditur se ka transferuar mesfushorin, Albert Dabiqaj,  njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Sport Club Gjilan ka bërë prezantimin e futbollistit më të ri .

“Me kënaqësi komunikojmë angazhimin e futbollistit Alber Dabiqaj”, ka shkruar ky klub.

24 vjeçari dhe klubi kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe palët kanë firmosur kontratën dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

Dabiqaj ka luajtur në rolin e mesfushorit, ndërsa te Gjilani vjen nga radhët e KF Feronikelit./Insajderi.com