Gjilani vs Ballkani është ndeshja e shumë pritur për sot në Ipko Superligë

Gjilani vs Ballkani është ndeshja e shumë pritur për sot në Ipko Superligë

Ipko superliga e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së 32-të, sot ka në program 5 ndeshje, por e gjithë vëmendja është tek super ndeshja në mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjilani e pret Ballkanin në shtëpinë e tyre, dhe shpreson në fitore, për të mbetur akoma në garë për titull, por për të dy ekipet, vetëm fitorja ka rëndësi, pasi një barazim eventual, do ta bënte Dritën kampionë qysh sot, raporton Insajderi.

Ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë, Dukagjini vs Vushtrria, Feronikeli vs Trepça 89, Kf Llapi vs Ferizaj dhe Prishtina vs Flamurtari.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 17:00./Insajderi.com.