
Berat Gjimshiti është pa diskutim një lider në mbrojtjen e skuadrës së Atalantës, njofton Insajderi.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ishte titullar në barazimin 1-1, që skuadra bergamaske arriti në transfertë ndaj Romës.
Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje dinjitoze, teksa arriti të fitonte shtatë nga 10-të duelet me kundërshtarët.
28-vjeçari u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. Gjithashtu Gjimshiti arriti të bllokonte dy gjuajtje drejt portës, si dhe spastroi plot katër herë zonën. /Insajderi.com