
Berat Gjimshiti ishte një nga më të dalluarit në fushë, në triumfin 0-3 që skuadra e tij Atalanta, arriti në transfertë ndaj kryesuesve të Milanit, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, arriti të “izolonte” me sukses sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç, ndërkohë që ndihmoi skuadrën edhe ne fazën ofensive, me pasat e sakta.
Gjimshiti është vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar “Sofa Score”. Ndërkohë për sa i përket statistikave, spikat pasimet e sakta dhe spastrimet në zonë. /Insajderi.com