Beni është një personazh i veçantë. Ai është i inspiruar nga Mr. Bean, por ka probleme shqiptare. Është i pafat dhe i çuditshëm. Me këto karakteristika, ballafaqimet e tij edhe me gjërat më të thjeshta e të përditshme, arrijnë të komplikohen e keqkuptohen.
GjirafaStudios sonte prej ora 20:00, lansoi mini-serialin “Beni”, një projekt sfidues dhe interesant. Beni, i luajtur nga aktori i dashur Ernest Malazogu, është një person i hareshëm dhe pozitiv. Ai çdo ditë zgjohet me pozitivetet e dashuri për jetën. Por, gjatë rrugëtimit të tij, gjërat jo përherë shkojnë si duhen. Ai vazhdimisht ballafaqohet me probleme, të cilat karakteri i tij i çuditshëm dhe i marrshëm nuk din t’i menaxhojë.
Mini-seriali “Beni” është një projekt më i veçantë dhe më ndryshe nga serialet që jemi mësuar t’i shohim. E para, “Beni” është komedi situative, ku personazhi vendoset në situata të ndryshme dhe nga aty i vështirësohet jeta, duke krijuar momente qesharake, me pak dialog. E dyta, “Beni” është mini- serial, i cili është format më ndryshe nga serialet e zakonshme në Kosovë. Dhe e treta, është i inspiruar nga Mr. Bean, një nga personazhet më të dashura në histori të televizionit. Edhe pse inspirimi për Benin është Mr. Bean, ai ka vetitë dhe botën e tij, e cila sa ngjason edhe dallon nga inspirimi i tij.
Episodin e parë të mini-serialit “Beni” të quajtur “Gjyshja” mund ta ndiqni më poshtë në GjirafaVideo: