Gjiroja e fundit në Serie A – katër ndeshje kanë vëmendjen më të madhe

Gjiroja e fundit në Serie A – katër ndeshje kanë vëmendjen më të madhe

Kampionati italian, Serie A, sot luan pesë ndeshjet e para, të gjiros së fundit, të këtij sezoni.

Nga pesë ndeshje që do të luhen, katër prej tyre kanë vëmendje më të madhe. AC Milan vs Cagleri, Atalanta vs Inter, Juventus vs AS Roma, Napoli vs Lazio, janë ndeshjet që luhen nga ora 21:45 dhe llogariten si më interesante, krahasuar me ndeshjen në mes Brescia vs Samdoria, që luhet nga ora 18:00, raporton Insajderi.

Juventus tanimë është shpallur kampion, Inter, Atalanta dhe Lazio, kane siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa AS Roma dhe AC Milan do të luajnë në Europa Ligë.

Ekipet e Spal dhe Brescia, tanimë kanë rënë nga liga./Insajderi.com.