
Më 23 korrik do të mbahet turneu i parë dhe përkujtimor në shenjë kujtimi dhe nderimi për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor të vitit të kaluar.
Gjithçka është gati për mbajtjen e Turneut të parë Përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018.
Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) ka kryer të gjitha përgatitjet për Turneun Përkujtimor që mbahet në datëlindjen e tij më 23 Korrik.