Gjithçka gati për zhvillimin e turneut të XXII ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Gjithçka gati për zhvillimin e turneut të XXII ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Federata e boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut më të madh ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor.

Deri me tani konfirmimin e kanë bërë 6 shtete, Bullgaria, Zvicrra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, dhe pritet konfirmimin nga Suedia dhe Kroacia.

Pwr shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare evropiane, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën e sporteve “Dilloni Benz”, në Fushë Kosovë, ku i plotëson tw gjitha kushtet e kërkuara nga federate botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare tw madhe ndërkombëtarë qw wshtw nw kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC. FboxK do të respektoj keshillat e dalura nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegate, mjek sportive etj.)turneu do te zhvillohet pa publik.

Gjysemfinalet do të organizohen me 21 nëntor ora 17h.

Finalet me 22 nëntor ora 12h.

Sponzor medial: KOSOVA PRESS, që do të bëjë transmetimin drejtëpërdrejë (Live) gjysemfinalet dhe finalet.

Federata e boksit vazhdonë aktivitetet sipas kalendarit të garave të FboxK dhe kalendarit nga federata Europiane EUBC dhe federata botërore AIBA.

Besojme dhe shpresojme se palestrat sportive edhe javët në vazhdim të jenë të hapura, dhe të zhvillohen garat nderkombëtare qe të jemi sa ma korektë me shtetet pjesëmarëse që kan bërë konfirmimin për pjesëmarje në turneun nderkombëtar “Adem Jashari”.

Gyqtarë/ Referee:

1.Latif Demolli

2.Baftjar Abazaj – Shqipëri

3. Aliriza Rexhepi

4.Agim Shala

5.Agim Tahiraj

6. Safet Syla

7.Fadil Bekteshi

8.Visar Ibrahimi

9.Granit Qorri

10.Marigona Beadini

Delegat: Sylejman Voca,Nadir Shllaku

Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi /Insajderi.com