Gjithçka që duhet të dini për futbollistin e ri shqiptar të Arsenalit

Gjithçka që duhet të dini për futbollistin e ri shqiptar të Arsenalit

Arsenali sot zyrtarizoi transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, për një shumë prej 35 milionë funtave.

Xhaka kështu bëhet shqiptari i dytë që ka luajtur për Arsenal-in pas Alban Bunjakut, mesfushorit shqiptar me nënshtetësi angleze. Ai është një mesfushor i kompletuar që luan në repartin defanziv por mund të luajë edhe përpara në vijën e sulmit.

Është një lojtar mjaft aktiv në kontra pasi përshpejton kundërsulmet e skuadrës së tij, me një teknikë fantastike duke qenë ura lidhëse e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit.

Xhaka ka pranuar gjatë një interviste që duhet të luaj më i qetë pasi të gjithë e njohim agresivitetin në fushë dhe nervozizmin e tij, shkruan Sportali.

Për këtë arsye edhe trajneri Andre Schubert në ndeshjen kundër Ingolstadt u desh ta zëvendësonte atë në pjesën e dytë pasi Xhaka mezi shpëtoi në pjesën e parë pa u ndëshkuar me të kuq.

Teknikisht Xhaka është shumë i talentuar, njihet për pasimet të sakta dhe fuqinë e tij për ta fituar topin dhe për të ndalur aksionet e kundërshtarëve.

Ai është jashtezakonisht i mirë në markimin e kundërshtarit dhe ndërprerjen e posedimit të tyre pasi e lexon lojën shumë mirë.

Mesfushori është i ri por nuk i mungon fare eksperienca. Ai fitojë shumë tituj me Basel-in ku morri pjesë edhe në Champions League për herë të parë. Pastaj vazhdoi karrierën në Monchengladbach duke qenë pjesë e Kombëtares zvicerane në Kupën e Botes të vitit 2014, ku madje arriti t’i shënojë gol Francës.

Stili i lojës së Xhakes përshtatët mjaft mirë me atë të Arsenalit, e vetmja gjë që duhet te punojë Xhaka është të mundohet që gjatë lojës të ulë temperamentin e tij. /Insajderi.com