Gjokoviç fiton ‘Australian Open’, në finale ka mposhtur rusin Medvedev

Gjokoviç fiton ‘Australian Open’, në finale ka mposhtur rusin Medvedev

Tenisti serb Novak Gjokoviç në ndeshjen finale shënoi fitore bindëse 3:0 në sete ndaj rivalit të tij rus Daniil Medvedev, duke fituar titullin e sivjetshëm të turneut Australian Open, njofton Insajderi.

Gjokoviç triumfoi me rezultatin 3:0 në sete (7:5, 6:2, 6:2) duke fituar për të nëntën herë në karrierë këtë trofe Grand Slam.

Megjithëse Medvedev shkëlqeu gjatë turneut, gjë që i dha shpresë për të luftuar për trofeun e tij të parë në karrierë, Gjokoviç u tregua më i mirë duke shënuar fitore në një ndeshje e cila zgjati një orë e 53 minuta.

Përveç trofeut, Gjokoviç do të marrë shpërblim prej 2,75 milionë dollarësh australianë (1,72 milion euro).

Për Gjokoviç, ky është titulli i 18-të Grand Slam, kurse rivalët e tij më të mëdhenj, Rafael Nadal dhe Roger Federer, kanë vetëm nga dy trofe më shumë se ai. /Insajderi.com