Gjykata e Lartë lejon ndërtimin e murit SHBA- Meksikë

Gjykata e Lartë lejon ndërtimin e murit SHBA- Meksikë

Gjykata e Lartë e SHBA-së mori vendim që i lejon presidentit Donald Trump të shfrytëzojë 2.5 miliardë dollarë nga fondi i Pentagonit për të ndërtuar një pjesë të murit me Meksikën.

Gjykata vendosi 5-4 me vota për të bllokuar një vendim të një gjyqtari federal në Kaliforni, i cili e pengoi presidentin që të shpenzonte paratë për ndërtimin e murit.

Gjykata në Kaliforni kishte argumentuar se Kongresi nuk e kishte autorizuar në mënyrë specifike se fondet duhej të përdoreshin për ndërtimin e murit.

Vendimi i Gjykatës Supreme do të thotë se paratë do të përdoren për ndërtimin e murit në Kaliforni, Arizona dhe Nju Meksiko.

Muri, që ndan SHBA dhe Meksikën, ishte premtim i Trump gjatë fushatës për zgjedhje të vitit 2016, por që është kundërshtuar ashpër nag demokratët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Trump që e cilësoi si një fitore të madhe vendimin e Gjykatës së Lartë duke thënë se është një fitore për sigurinë kombëtare dhe sundimin e ligjit.