Gjykata e Lartë në Mianmar e refuzoi apelin e dy gazetarëve të agjencisë Reuters, të burgosur nën akuza që lidhen me raportimin e tyre për komunitetin mysliman Rohinxha.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u dënuan me shtatë vjet burgim shtatorin e kaluar.
Ata zbuluan se forcat e sigurisë së shtetit ekzekutuan dhjetë myslimanë Rohinxha, gjatë një operacioni ushtarak në vitin 2017.
Dy gazetarët janë në burg për më shumë se një vit, për thyerjen e Aktit të Sekreteve Zyrtare të Mianmarit.
“Ata u dënuan me shtatë vjet dhe ky vendim mbetet”, tha gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Soe Naing, pa dhënë detaje.
Në muajin janar, gazetarëve iu refuzua apeli edhe nga një gjykatë më e ulët.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.