Gjykata gjermane dënon ish-agjentin sirian në një gjyq historik

Gjykata gjermane dënon ish-agjentin sirian në një gjyq historik

Një ish-agjent i shërbimit të inteligjencës siriane u dënua me katër vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krimet kundër njerëzimit në çështjen e parë gjyqësore në botë mbi torturat e sponsorizuara nga shteti dhe nga qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, transmeton Insajderi.

Eyad al-Gharib, 44 vjeç, u dënua të mërkurën për bashkëpunëtor në krimet kundër njerëzimit ndërsa ndihmoi në arrestimin e protestuesve dhe dorëzimin e tyre në një qendër ndalimi në Damask në vjeshtë tw vitit 2011, raportn Al Jazeera.

Pothuajse 10 vjet që kur ‘Pranvera Arabe’ arriti në Siri në 15 mars 2011, gjykimi ishte i pari në botë në lidhje me shtypjen brutale të protestuesve nga qeveria në Damask.

Al-Gharib ishte një anëtar i rangut të ulët të shërbimit inteligjent sirian.

Ish-koloneli dyshohet se ndihmoi në arrestimin e të paktën 30 protestuesve dhe i dorëzoi ata në qendrën e paraburgimit al-Khatib në Damask pas një tubimi në Duma, në verilindje të kryeqytetit, në vjeshtën e 2011.

Vendimi u jep shpresë 800,000 sirianëve në Gjermani të cilët thonë se u torturuan në objektet qeveritare pasi dështuan përpjekjet për të krijuar një gjykatë ndërkombëtare për Sirinë.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në procesin e sigurimit të përgjegjësisë për përdorimin sistematik të torturave të qeverisë siriane ndaj civilëve”, tha Steve Kostas, një avokat në Iniciativën për Drejtësi të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, e cila përfaqëson paditësit sirianë.

Qeveria al-Assad mohon se torturon të burgosurit. Avokatët e Al-Gharib kishin kërkuar një pafajësi, duke thënë se ai kishte kryer arrestimet në dhe përreth Damaskut me detyrim nga eprorët e tij. Ai i kishte kërkuar gjykatës ta konsideronte atë dëshmitar në përpjekjet më të gjera ligjore kundër qeverisë siriane.

Avokati sirian i të drejtave të njeriut Anwar al-Bunni tha se vendimi i paparë do të përshpejtojë përpjekjet për të ngritur akuza kundër ish-anëtarëve të qeverisë siriane të dyshuar për krime lufte të cilët kanë ikur në Evropë.

“Historia është bërë”, tha al-Bunni. “Verdikti i parë kundër një anëtari të makinës së torturave dhe vrasjeve të një regjimi sirian është një verdikt kundër të gjithë regjimit, jo vetëm ndaj një individi. Kjo jep shpresë se drejtësia është e mundur”. /Insajderi.com