Gjykata në Rusi i refuzon sërish kërkesën për lirim liderit opozitar

Gjykata në Rusi i refuzon sërish kërkesën për lirim liderit opozitar

Liderit opozitar në Rusi, Alexei Navalny, i është refuzuar kërkesa nga gjykata për lirim, raporton Reuters.

Gjykata në Moskë refuzoi ta lironte liderin opozitar, arrestimi i së cilit ka shkaktuar protesta masive në Rusi.

Avokati i Navalnyt ka deklaruar se dënimi i tij është zvogëluar në dy vjet e gjysmë burgim.

Ai ishte arrestuar në Moskë, pak çaste pasi kishte zbritur në Rusi nga tretmani mjekësor që mori në Gjermani pas helmimit vitin e  kaluar. /Insajderi.com