Gjykata pakistaneze ndalon aplikacionin për video TikTok

Gjykata pakistaneze ndalon aplikacionin për video TikTok

Një gjykatë pakistaneze ndaloi aplikacionin e famshëm për shpërndarjen e videove të TikTok-ut mbi përmbajtjet e pretenduara imorale, transmeton Insajderi.

Urdhri u lëshua nga Gjykata e Lartë e Peshawar-it për një çështje të ngritur nga një banor lokal kundër aplikacionit të prodhuar nga kinezët, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës, kreu i Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit dhe zyrtarë të tjerë të lartë u paraqitën para gjykatës dhe dëshmuan se qeveria tashmë i ka kërkuar platformës të pezullonte përmbajtjen e paligjshme por ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive.

Kryetar i Gjykatës së Lartë, Qaiser Rashid Khan, tha se aplikacioni ka “përhapur pafytyrësi në kundërshtim me vlerat kulturore të vendit” dhe urdhëroi që ai të mbyllet derisa të paraqesë një përgjigje pozitive ndaj kërkesës për të heqjen e përmbajtjes së pakëndshme.

Në tetor të vitit të kaluar, Pakistani ndaloi TikTok-un për të njëjtat akuza pas paralajmërimeve të përsëritura.

Ndalimi u hoq pas 10 ditësh pasi menaxhmenti i aplikacionit siguroi zyrtarët se përmbajtja “imorale” do të bllokohet në përputhje me ligjet e vendit.

Më herët, ministri i Informacionit, Shibli Faraz, ka thënë se kryeministri Imran Khan po konsideronte të ndalonte aplikacionin.

Pakistani ishte vendi i dytë aziatik që bllokoi TikTok-un vitin e kaluar pas Indisë. /Insajderi.com