Gjykata Supreme e SHBA-së rifillon ekzekutimet federale

Gjykata Supreme e SHBA-së rifillon ekzekutimet federale

Disa ekzekutime u vonuan pasi një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura kundër departamentit të drejtësisë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Ndër ata që përballen me dënimin me vdekje është edhe vrasësi i trefishtë Daniel Lewis Lee, i cili duhej të ekzekutohej të hënën.

Të burgosurit e dënuar kanë argumentuar se injeksione vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta.”

Gjykata Supreme votoi 5 me 4 se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar”.

Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.

Në një deklaratë në atë kohë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha: “Departamenti i drejtësisë mbështet shtetin e së drejtës – dhe ne ia kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre të mbajnë dënimin e shqiptuar nga sistemi ynë i drejtësisë”.

Disa nga të afërmit e viktimave të Lee kundërshtojnë ekzekutimin e tij në Indiana dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata në coronavirus.

Earlene Peterson, 81 vjeçare, e bija, mbesa dhe dhëndri i së cilës u vranë nga Lee, ka thënë se dëshiron që 47-vjeçari të dënohej me burg të përjetshëm, të njëjtin dënim si bashkëpunëtori i tij.

Masa e administratës Trump është kritikuar si një vendim politik, me fushatat që shprehin shqetësimin për nxitimin e çështjeve.

I burgosuri i fundit i ekzekutuar nga dënimi me vdekje federale ishte Louis Jones Jr, një veteran 53-vjeçar, i cili vrau ushtarin 19-vjeçar Tracie Joy McBride. /Insajderi.com