
Skulptura e yllit të futbollit Lionel Messi, e cila u inaugurua në qershor në Buenos Aires në Argjentinë, është gjetur e vandalizuar, koka dhe krahët i mungojnë.
Këtë e ka konfirmuar ministria e kulturës së kryeqytetit argjentinas.
“Statuja e Lionel Messi, e vendosur në Tristan Achaval 1100, ishte viktimë e një akti vandal të tmerrshëm”, shprehet sekretariati i kësaj Ministrie.
“Bashkia ka nisur punimet për të riparuar statujën”, thuhet në informacionin zyrtar, shkruan Telesport.
Statuja e sulmuesit të Argjentinës dhe Barcelonës u hap për t’u parë nga publiku në Paseo de la Gloria, dy ditë pasi Argjentina humbi në finalen e ‘Copa America’ kundër Kilit në shtetet e bashkuara.
Në Paseo de la Gloria ka skulptura të atletëve të mëdhenj argjentinas, ku përfshihet tenistja e famshme Gabriela Sabatini dhe Giullermo Vilas, ylli i basketbollit që ka luajtur në NBA, Manu Ginobili, pesë herë kampioni i botës në Formula 1, Juan Manuel Fangio dhe lojtarja e sportit të Hockej, Luciana Aymar.