
Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Valur nga Islanda do të jetë përballja e raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajnë katër kosovar në krye me Genc Nuzën.
Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtari i katërt Dardan Çaka.
Kjo do të jetë hera e parë që gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Katërshja e gjyqtarëve kosovar, do të vëzhgohen nga slloveni, Darko Ceferini, i cili edhe më parë në garat evropiane ka vëzhguar nga afër gjyqtarët kosovar./insajderi.com