Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi-Azerbejxhan

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi-Azerbejxhan

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Lajmin për pjesëmarrjen e tyre në këtë ndeshje e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Miqësorja do të zhvillohet të enjten në Alayna të Turqisë, teksa Nuza do të jetë i asistuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati.

Kombëtarja e Turqisë ka siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit do të jetë fazë përgaditore për këtë kompeticion.

Kjo nuk është hera e parë që këta katër gjyqtarë nga Kosova drejtojnë një ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Ata kishin ndarë drejtësinë edhe në miqësore e Turqisë kundër Moldavisë në vitin 2017. /Insajderi.com