Gjyqtarët kosovarë nisen drejt Lihtenshtajnit për ndeshjen e Ligës së Evropës

Gjyqtarët kosovarë nisen drejt Lihtenshtajnit për ndeshjen e Ligës së Evropës

Katër gjyqtarët kosovarë me stemë të FIFA-s, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka, sot në orët e mëngjesit kanë marrë rrugë drejtë Lihtenshtejnit ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i ndihmuar nga Berisha e Selimaj ndërsa Çaka do të jetë gjyqtari i katërt, të cilët do ta gjykojnë sfidën ndërmjet Vaduz dhe Breioablik, që zhvillohet ditën e enjten në orën 19:00.

Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 0:0, kështu që pritet një luftë bukur e ashër nga të dyja skuadrat në kërkim të kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Evropës.