Ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Evropa Ligës do të gjykojnë gjyqtarët nga Letonia.
Aleksandrs Golubevs – kryesor, i ndihmuar nga asistentët Raimonds Tatrikis dhe Jevgenijs Morozovs. Gjyqtar i katërt është Andris Treimanis, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FC Prishtinës.
“Ndërsa delegati i ndeshjes i caktuar nga UEFA, estonezi Oleg Harlomov i cili duhet veçuar jashtëzakonisht shumë pasi që në çdo moment iu ka gjendur klubit tonë në këtë fillim epoke të re të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
FC Prishtina ka mbërritur dhe është vendosur në hotelin “Scandic” të qytetit Linkoping të Suedisë, 40 kilometra larg Norrkopingut, në mëngjesin e së djeshmes.
Ndërsa në mbrëmjen e së djeshmes në orën 20:00 skuadra ka mbajtur treningun e paraparë para ndeshjes.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Norrkopingut do të mbahet sot në orën 20:00.