Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë

Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë

Alexander Harkam është austriaku që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Harkam, i cili nuk shquhet për karrierë të njohur në referim, në garat evropiane ka gjykuar në shumicën e rasteve sfida të niovelit më të ulët të garave. Austriaku më së shpeshti ka gjykuar ndeshje të skuadrave U-17, U-19 dhe U-21.

Por, ajo që bie në sy është se Harkam më parë kishte gjykuar edhe një ndeshje të një skuadre shqiptare, Skënderbeut të Korçës, raporton Insajderi.

Ishte ndeshja e vitit të kaluar, e raundit të dytë të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, Skënderbeu – Crusaders, që Harkam e kishte gjykuar.

Skënderbeu e fitoi atë sfidë me rezultat 4-1 në Korçë. /Insajderi.com