Ginsburg ka vdekur të premtën nga një lloj i kancerit të pankrasit, në shtëpinë e saj në Washington, e rrethuar nga familja e saj, thuhet në deklaratë.
Në fillim të këtij viti, Ginsburg ka treguar që është duke iu nënshtruar kimioterapisë, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Gjykatësja ka qenë një figurë prominente feministe që u bë figura kryesore liberale e SHBA.
Ginsburg ka qenë gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë me një vend në Gjykatën Supreme, ku ka shërbyer për 27 vite.
“Shteti ynë ka humbur një juriste me rëndësi historike”, ka thënë John Robert kryetar i gjykatës.
“Ne në gjykatën supreme kemi humbur një kolege të vlerësuar. Sot jemi të trishtuar, mirëpo kemi besim që gjeneratat e reja do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsbourg si një kampione të palodhur të drejtësisë”./Insajderi.com