Gjyqtarja e Gjykatës Supreme dhe ikona e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka vdekur në moshën 87 vje çare nga kanceri.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme dhe ikona e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka vdekur në moshën 87 vje çare nga kanceri.

Ginsburg ka vdekur të premtën nga një lloj i kancerit të pankrasit, në shtëpinë e saj në Washington, e rrethuar nga familja e saj, thuhet në deklaratë.

Në fillim të këtij viti, Ginsburg ka treguar që është duke iu nënshtruar kimioterapisë, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Gjykatësja ka qenë një figurë prominente feministe që u bë figura kryesore liberale e SHBA.

Ginsburg ka qenë gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë me një vend në Gjykatën Supreme, ku ka shërbyer për 27 vite.

“Shteti ynë ka humbur një juriste me rëndësi historike”, ka thënë John Robert kryetar i gjykatës.

“Ne në gjykatën supreme kemi humbur një kolege të vlerësuar. Sot jemi të trishtuar, mirëpo kemi besim që gjeneratat e reja do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsbourg si një kampione të palodhur të drejtësisë”./Insajderi.com