Gjyshja u josh nga romanca online, ia lanë drogën në bagazh

Gjyshja u josh nga romanca online, ia lanë drogën në bagazh

Një gjyshe australiane i ka shpëtuar dënimit me vdekje në Malajzi, pasi u lirua nga akuzat për trafik droge.

Maria Elvira Pinto Exposto u arrestua në aeroportin e Kuala Lumpurit në dhjetor të vitit 2014, me ç’rast i ishte gjetur 1.1 kilogramë metamfetaminë Kristal, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Gjykata e pranoi argumentin e saj se ajo nuk kishte dijeni për praninë e drogës në bagazhin e saj. Avokati i saj tha se ajo kishte rënë pre e një romance online dhe ishte mashtruar për mbajtjen e drogës.

Vdekja me varje është e zakonshme për veprat e trafikut të drogës në Malajzi. Kujtdo që i gjendet në posedim së paku 50 gram të metamfetaminë kristal, konsiderohet si trafikant.